Champions League/ Ja cili është kundërshtari Skënderbeut | ||||
|
Kundërshtari i Skenderbeut në turin e dytë eliminator të Champions Leagues është Neftci, skuadër e kryeqytetit të Azerbajxhanit Baku e themeluar në vitin 1937. Ky ekip është më I suksesshmi në vënd me 8 tituj kampion dhe 5 kupa të Azerbajxhanit, të fituara pas shkëputjes se Azerbajxhanit nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Rivali më I madh I kësaj skuadre në kampionatin vendas është Karabak, ku aktivizohen edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Ansi Agolli dhe Admir Teli. Në vitin 2012 Neftchi Baku u bë skuadra e vetme e kampionatit të Azerbajxhanit që mori pjesë deri në fazën e grupeve të Europa Ligë, pasi mposhti në raundin e playoffit Apoel Nikosian e Qipros. Në 6 ndeshjet e kësaj fazë azerët grumbulluan 3 pikë, duke barazuar në dy përballjet me Partizanin e Beogradit dhe me Interin në San Siro. Korçarët do ta kenë të vështirë përballjen me azerët por gjithsesi nën drejtimin e Josës dhe mbështetjen e presidencës janë gati ta provojnë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3593 |