HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Europa League/ Kukësi – FK Sarajevo 3-2
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 18 Korrik 2013 22:57   pdfShtypEmail

kukesiKukësi ka buzëqeshur sërish në Europë. Nënkampionët e Shqipërisë kanë vazhduar suksesin në Europa League duke siguruar një fitore që ndoshta mund t’i garantojë një vend në histori. Blutë e Cungut fiksuan rezultatin në shifrat 3-2 në një ndeshje që kishte nga të gjitha brënda e duke e mbajtur të hapur llogarinë e kualifikimit për në raundin e tretë. Të mbështetur nga 7 mijë tifoz dhe euforia e ëndrrës evropiane, kuksianët arritën të mos binin pre e tensionit pas disavantazhit të përkohshëm në shifratk 1-2 dhe arritën ta përmbysnin atë. Shkëndijën e parë të ndeshjes e dha Kukësi me sulmuesin serb, Popoviç në minutën e 7 por e djathta e tij rezultoi e pafuqishme për të shqetësuar portën kundërshtare. Miqtë nga Sarajevo u shfaqën kërcënues disa minuta më pas me një tranversë, ndërsa mesfushori i majtë, Ylli Hoxha përfitoi nga një pasiguri e mbrojtjes kundërshtare duke vjedhur topin që zhbllokoi sfidën në minutën e 24-t. Ne minutat në vazhdim, frenat e lojës i morën miqtë që pas presionit të vazhdueshëm në zonën e Halilit, përfituan nga gabimi i Popovic, i cili e ndali në rrjetën e skuadrës së tij goditjen e dënimit të ekzekutuar në minutën e 32-të. Ky gol rezultoi një goditje e madhe për ekipin e Armando Cungut që disa sekonda më vonë mori edhe goditjen e dytë pas një aksioni model të boshnjakëve që u finalizua nga Todoroviç. Pjesa e parë nuk do të mbyllej pa u barazuar rezultati falë një goli të Popoviç që ka shlyer gabimin e bërë në rastin e autoglit të realizuar në portën e tij. Fraksioni i dytë i lojës zgjoi kuksianët që rriten presionin dhe e dominuan kundërshtarin fizikisht duke mos i lënë shumë hapësira. Gerhard Progni nuk u tregua i saktë pasi u gjend i vetëm në të djathtën e sulmit duke e çuar topin pak metra larg shtyllës së djathtë pingule të portierit Bandoviç, por është pikërisht ky i fundit që bën një gafë të në minutën e 58-të, duke i falur një top kapitenit Igli Allmuça, i cili bëri detyrën duke rivendosur sërish avantazhin për skuadrën e Cungut. Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Kukësi administroi fitoren duke lënë gjithçka të hapur për takimin e kthimit.

Europa League/ Kukesi 3 - 2 Sarajevo | Highlights | 18.07.2013 video |


busy
komente