Miqësore/ Grushta mes Tiranës dhe Besës | ||||
|
Sherr në miqësoren mes Tiranës dhe Besës. Lojtarët e të dy skuadrave pak para se të përfundonte ndeshja janë zënë me duar me njëri tjetrin dhe akush nuk ka mundur ti ndajë. Edhe tifozët mësohet të jenë përplasur mes tyre dhe ndeshja ka përfunduar më pas para kohe. Takimi miqësor por që u bë vërtetë shumë armiqësor në fund, është zhvilluar në stadiumin Selman Stermasi dhe të dy ekipet kanë dashur të provojnë forcat më njera tjetrën një muaj para se të niste kampionati. Ndeshja e papërfunduar është mbyllur me rezultatin 2-1 me golat e shënuar nga Cikalleshi për Besën dhe dy nga Taku për Tiranën. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3397 |