HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Flamurtari-Skenderbeu 1-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 13 Dhjetor 2009 15:31   pdfShtypEmail

flamurtariNuk ju nevojit me teper se 15 minuta sulmuesit kroat te Skenderbeut Guerrib per te shenuar ndaj Flamurtarit dhe per ta thelluar akoma me teper krizen e Vlonjateve, qe pas eliminimit dramatik nga Kupa e Shqiperise ne mesjave, ta shikojne vehten pas takimeve te sotme ne vendin e fundit ne klasifikimin e Kategorise Superiore.

Ne nje takim qe pati me teper kartona te kuq se gola te shenuar, ku nuk munguan episodet, Mema i dha avantazhin provizor fituesave aktual te Kupes se Shqiperise, pas ekzekutimit me sukses nga pika e bardhe e penalltise ne minuten e 35-te, duke rikthyer konfidencen pas asaj humbje penalltie ne mesjave ndaj Gramozit qe i kushtoi skuadres se tij eliminimin nga Kupa. Ndonese kontensimet e Skenderbeut nuk sollen ndonje ndryshim ne vendimin e gjyqtarit Taullau, Skenderbeu filloi te rrisi me teper nivelin e lojes dhe te jete me teper aktiv ne kerkim te golit te barazimit, i cili nuk do te vinte deri ne mesin e pjeses se dyte. Ne minuten e 60-te, Guerrib hyn ne fushen e lojes duke i dhene me teper force sulmit mik dhe ne nje aksion sulmues te Skenderbeut, Guerrib shenon golin e barazimit, pas nje pakujdesie dhe shperqendrimi te mbrojtjes vendase. Diamanti kroson ne porte dhe mbrojtja si dhe portieri Mocka nuk ishin ne gjendje ta largonin topin jashte zones dhe aty sulmuesi i skenderbeut perfiton duke gjuajtur sakte dhe barazuar rezultatin ne minuten e 78-te.

Pas golit loja filloi te nxehet dhe gjyqtari Taullau ndeshkon me karton te kuq Gjondeten, pas dy te verdhave duke e lene skuadren mike nga Korca me 10 lojtare. Per arsye taktike, trajneri Haxhiu detyrohet te largoje Guerrib, autorin e golit. Por nuk do te kalonin as 7-8 minuta dhe Taullau, do te perjashtonte me karton te kuq edhe dy lojtare te tjere, Rukavinen dhe Belishen per argumente midis tyre.

Edhe minutat e fundit te takimit nuk sollen ndonje ndryshim ne rezultat, qe per Skenderbeun ishte nje pike e vlefshme, kurse per Flamurtarin nje vend ne fund te klasifikimit.

Xhulio Haxhiu


busy
komente