Champions League/ Skënderbeu niset drejt Kazakistanit | ||||
|
Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet në Shqipëri dhe ka marrë rrugën e largët dhe lodhëse drejt Kazakistanit ku do të luaj sfidën e parë me Shakhter Karagandy në turin të tretë eliminator të Champions League. Kampionët e Superiores pas një udhëtimi sfilitës do të zhvillojnë disa seanca stërvitore në Kazakistan, ku do të tentojnë të marrin një rezultat inkurajues për kalimin edhe të këtij turi. Shmangia e humbjes mbetet qëllimi kryesor i formacionit të Mirel Josës. Për Skënderbeun, kualifikimi vlen shumë. 200 mijë euro është shpërblimi I vendosur nga presidenti Takaj. Shakhter Karagandy – Skënderbeu do të zhvillohet të Martën në orën 15:00 në “Astana Arena”, dhe do të gjykohet nga gjyqtari rus Aleksej Nikolaev. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3296 |