Champions League/ Skënderbeu gati për të bërë historinë | ||||
|
Skënderbeu ka zhvilluar stërvitjen e parë dhe të vetme në tokën kazake. Nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa, kampionët e Shqipërisë kanë prekur fushën e stadiumit ku do të luajnë ndaj skuadrës së Shakhtar Karagandy. Skënderbeu pritet të luaj më Shehin në portë, Ademir, Radas, Gvozdenoviç dhe Arapi në mbrojtje. Shkëmbi Orelesi Tomiç S. Lilaj dhe Abazi në mesfushë, ndërsa Pejiç vetëm në sulm. Mungojnë Muzafer Ejupi, në gjëndje jo të mirë fizike dhe Ditmar Bici. Të dy lojtarët nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Kazakistan. Mungon gjithashtu Gilman Lika, I larguar përfundimisht nga Skënderbeu pas huazimit në Korcë për turin e dytë të Champions Ligë, por Josa ka besim se me skuadrën që ka do ja dali. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3216 |