Champions League/ Shakhtar Karagandy – Skënderbeu 3-0 | ||||
|
Skënderbeu është mundur në Kazakistan, duke rezistuar mirë dhe duke provuar të barazojë golin e pësuar që në minutën e 8. Nuk ja ka dalë dhe me 3 golat në total të pësuar, tani për korcarët mund të quhet e mbyllur eksperienca Champions. Pjesa e parë – E ka gjetur Skënderbeun në shumë vështirësi. Vëndasit kanë shfrytëzuar entuziazmin e tifozëve, efektin fushë dhe kanë sulmuar fort miqtë nga Shqipëria. Goli nuk ka vonuar dhe në minutën e 8 është ndezur stadiumi Astana në Kazakistan. Skënderbeu është trëmbur dhe pavarsisht thirrjeve të Joës nga stoli, skuadra është vënë në vështirësi. 6 gjuajtje në portë dhe dy gola jashtë loje të anulluar e kanë trëmbur Skënderbeun që me shumë vështirësi ka marrë veten pas minutës së 25 duke nisur të kontrollojë topin, por pa vënë për asnjë moment në vështirësi portierin vendas. Pejic ka qenë një hije e vetëvetes në fushë dhe nuk ka bërë asgjë për tu mbajtur mënd në pjesën e parë. Pjesa e dytë – Skënderbeu e nis më mirë, me më tepër besim tek vetja. Josa ka nxjerrë jashtë Pejic për të aktivizuar Nimagën dhe futbollisti I talentuar nga Mali bën më mirë se sulmuesi kroat. Korcarët luajnë mirë topin por nuk depërtojnë dot mbrojtjen kazake. Shakhtar rrezikon me goditje standarte dhe I shkon pranë golit, por një rast e anullon gjyqtari për offside. Kur dukej se do të mbyllej me rezultatin 1-0 dhe kishte edhe gati 10 minuta nga fundi, vendasit shënojnë dy gola duke ndëshkuar dhe mbyllur të gjitha shpresat e Skënderbeut për të kaluar në turin tjetër. 3-0 mbyllet ndeshja dhe me kaq duket se përfundon dhe aventura e kampionëve të Shqipërisë në Champions, me një ndeshje të luajtur mirë, por të humbur shëmtuar falë ndëshkimeve me episode. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3693 |