Mirel Josa: "Ne luftuam deri në minutën e fundit" | ||||
|
Trajneri i Skenderbeut, Mirel Josa, pas përfundimit te ndeshjes ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadres se tij dhe per luften sportive qe djemte paraqiten duke arritur te dominonin teresisht lojen ne 1/3 e fragmentit te lojes “Unë jam i kënaqur me lojën e ekipit, sepse lojtaret luftuan nga minuta e pare deri ne te fundit. Ne ishim në gjendje për ta bërë rezultatin 3-0 dhe është e natyrshme që "Shakhtar" do te hidhej ne sulm pas golit te trete. Ata shënuan një gol shumë të rëndësishëm për ta bërë rezultatin 3-1. Ky gol e veshtiresoi qëllimin tone dhe situata u ndërlikua akoma me shume kur ne përfunduam me 10 lojtare, qe per mendimin tim ishte vendim i drejte i gjyqtarit. “Shakhtar” ne pjesen e dyte luajti me shpejte ne mesfushe dhe lojtaret e tyre treguan me teper shkathtësi dhe gjithçka mori fund kur ata shenuan golin e dyte. Megjithëse nuk u kualifikuam, fitorja ne gezon, na rrit koeficientin ne UEFa, na rrit konfidencen per ndeshjet e ardhshme. Tani jemi te fokusuar ne ndeshjen e Superkupes”, u shpreh Josa gjate konferences per shtyp pas ndeshjes Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3288 |