Tirana/ Nje tjeter portugez per bardheblute | ||||
|
Tirana nuk ka ne plan te heqi dore nga merkato. Drejtuesit e rinj te klubit pasi kane gjetur parate e nevojshme per te perforcuar skuadren tani po mendojne te afrojne futbollist qe nuk kane kontrata dhe mund te federohen per te luajtur. Pasi kane marre ne prove portugezin Semedo, pritet qe te vij nje tjeter portugez per tju shtuar rradheve bardheblu. Behet fjale per Edgar Marselinjon nje lojtar qe ne Portugali e krahasojne me cilesite e Kuarezmes per nga menyra e triblimeve dhe nga loja ne fushe. Megjithate portugezit i duhet te provohet dhe te binde trajnerin Nevil Dede para se te firmosi per Tiranen. Ai ka nje karriere te pasur nderkohe qe vitin e fundit ka luajtur ne Qipro per skuadren e APOP. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3173 |