HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/Shkumbini-Dinamo 4-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 19 Dhjetor 2009 18:35   pdfShtypEmail

shkumbini_gol_Perparim Daiu debuton me fitore, tensioni dhe balta, ndeshkojne Dinamon

 

Trajneri i ri i Shkumbinit,Perparim Daiu,debuton me nje fitore te bujshme ne Peqin kunder kryesueses Dinamo.Loja e forte e ekipit vendas por edhe gjendja e mjerueshme e fushes se lojes gatuan humbjen e pare te ekipit dinamovit. Nje humbje shume e thelle, e para kete sezon, me e thella e pesuar kete sezon, por qe nuk e dobeson aspak poziten e dinamos ne kete kampionat.Te quhet futboll ai i sotmi eshte shume e veshtire, Ndeshja ishte me e ngjashme me “foot waterpool” duke pare se lojtaret e kishin shume te veshtire te zhvillonin aksione ne fushe dhe Dinamoja qe eshte nje ekip shume teknik u fundos ne ujerat e "Shkumbinit".
Takimi filloi shume i shpejte per vendasit e karikuar edhe nga publiku, qe arriten te shenonin me ane te Sekserit ne minuten e 11-te per te dyfishuar me ane te Caushajt, i cili realizoi nga pika e bardhe. Ndeshja ishte shume e tensionuar, sidomos nga sportdashesit vendas qe mbeshtesnin skuadren e tyre dhe nuk munguan as konfrontimet mendore, qe ishin te shumta midis lojtareve ne fushe por gjithnje te katalizuara nga ana e publikut vendas.Si pasoje e ketyre tensioneve erdhen edhe shume kartona te verdhe e nje i kuq per Kulin e Dinamos ne minuten e 34-rt qe e detyroi kryesuesen e kampionatit te luaje me 10 lojtare. .Por fusha tregoj per nje shkaterrim te Dinamos dhe duhen bere komplimentet lojtareve bardhekalter per ate qe dhane ne fushe dhe trajnerit Daiu per frymen e re qe solli ne skuader duke e motivuar akoma me shume ekipin ne pjesen e dyte, per te realizuar edhe dy here te tjera me ane te Bakiut ne minuten e 59-te dhe Maqedonasit Gjoreski ne minutat e fundit duke vulosur perfundimisht 4-0

Klevis Bejkolli.


busy
komente