HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Vllaznia - Teuta 2-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 20 Dhjetor 2009 15:40   pdfShtypEmail

vllaznia_teuta_thumbVllaznia vazhdon serine e rezultateve pozitive. 

Ekipi shkodran fiton 2-1 perballe nje Teute inegzistente ne fushe. Kuqeblute kaluan shpejt ne avantazh me ane te riut Bekim Bala, i cili me kete gol behet dhe golashenuesi me i mire i Vllaznise me 5 te tille,qe ne minuten e19-te pas nje goditje me koke. Por pas 10 minutash pikerisht ne te 29-ten, pas nje nderhyrje te gabuar te Mrvarevic ndaj Miles, gjyqatari Sokol Jareci akordoi nje goditje te lire. Do te ishte Muçollari qe do egzekutonte shume bukur duke barazuar rezultatin me aksionin e pare te miqve drejt portes se Bishanit. Me shenimin e golit nga ana e ekipit durrsak loja e shkodraneve u zbeh disi por kundershtaret nga Durresi nuk arriten te perfitonin dhe pjesa e pare u mbyll ne 1-1. Ne fillimin e pjeses se dyte te dy trajneret bene nga nje zevendesim, Josa i Teutes hodhi ne fushe kosovarin Hyseni ne vend te Xhemajlajt dhe Luçi i Vllaznise hodhi ne fushen e lojes te riun 17-vjeqar, Ari Djepaxhija ne vend te Shtubines. Ashtu si ne pjesen e pare fillimi ishte teresisht i kuqebluve dhe si rrjedhoje e ketij presioni vjen edhe goli i dyte ne minuten 58-te me nje gjuajtje nga larg e Alikajt.Ne kete gol u vu re qarte edhe gabimi i portjerit Rizvani i cili u gjend krejtesisht i papergatitur. Pas shenimit te golit te avantazhit, shkodranet administruan lehtesisht lojen deri ne fund te takimit pasi durresaket nuk arriten te rrezikonin drejt portes te mbrojtur nga Bishani. Duhet theksuar qe e kete takim kishte edhe nje koinçidence tek mungesat e dy ekipeve, ku binte ne sy mungesa e portjereve titullare, per Vllaznine dhe Teuten, respektivisht,Grimaj dhe Vashaku,ashtu si mungesa e sulmuesve respektive Sinani dhe Hysa. Nderkohe qe vlen te theksohet fakti se presidenti i Vllaznise,Fushaj ka vendosur qe tifozat te hynin ne stadjum falas.

VLLAZNIA – TEUTA   2-1

Shenues : 19’ Bekim BALAJ, 58’ Enkelejd ALIKAJ / 29’ Elton MUCOLLARI

Vllaznia : 12- Olti BISHANI, 13- Rrahman HALLACI, 18-Elvin BEQIRI, 8- Blazo RAJOVIC, 2- Dritan SMAJLI, 7- Ndricim SHTUBINA (46’ 11- Ari DJEPAXHIA), 20- Ilir NALLBANI (85’ 5-Safet OSJA), 10- Enkeleid ALIAJ, 19- Bekim BALAJ, 17- Elham GALICA (76’  15- Blerim RRUSTEMI), 3- Zeljko MRVALJEVIC – Trajner :Rolan LUCI

Teuta : 12- Bledian RIZVANI,13- Bledar HODO,16- Erjon DUSHKU,9- Vangjel MILE (75’ 11-Ergys MERSINI), 19- Erald DELIALLISI, 20- Akil JAKUPI, 17- Orijon XHEMALAJ (46’ 8-Berat HYSENI), Shaqir STAFA, 5- Arben LIKMETA, 14- Altin HOXHA, 23- Elton MUCOLLARI – Trajner : Mirel JOSA

Gjyqtar : Sokol JARECI

Karton të verdhe : 59’ Elham GALICA, 62’ Dritan SMAJLI/ 31’ Arben LIKMETA, 65’ Erjon DUSHKU


Kel NARACI


busy
komente