HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 23 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Orges Shehi : Kombetarja, pengu im !
nga AlbaniaSoccer   E diel, 20 Dhjetor 2009 16:53   pdfShtypEmail

o_shehi_358464427Portieri i njohur i kampionatit shqiptar, Orges Shehi, i cili luan me skuadren e Beses ne Kategorine Superiore, aktualisht ka treguar nje forme te mire, duke pesuar vetem shtate gola, me pak se cdo portier tjeter. Ky factor e ka ndihmuar besen qe te jete skuadra me me pak gola te pesuar ne kampionat per momentin. “Nuk eshte vetem merite e imja, por e gjithe ekipit dhe sidomos mbrojtjes. Ne kemi nje ekip shume kompakt ku te gjitha repartet kooperojne mire me njeri tjetrin dhe kjo na ndihmon te luajme me besim tek njeri-tjetri. Pesimi i pak golave eshte nje fakt qe me gezon dhe me motivon me teper, qe te vazhdoj te permiresohem si portier, sepse eshte e veshtire te arrish dicka, por eshte akoma me teper e veshtire q eta ruash ate ”, u shpreh portiere 32 vjecar i skuadres se Beses ne nje prononcim te posaçëm per Albaniasoccer.com

Shehi ka nje pervoje te madhe ne kampionatin shqiptar ku ka luajtur me skuadrat e Teutes, Vllaznise, Partizanit, Bylisit e se fundi Beses, me te cilen nese do te luante ndaj Skenderbeut sot, do te rregjistronte shifren e 375 ndeshjeve te luajtura ne kampionat. “Te them te drejten, nuk e kasha idene e ndeshjeve te zhvilluara. E dija qe kam zhvilluar plot ndeshje, por jo saktesisht”, vazhdoi biseden e tij ne linje telefonike portieri veteran, i cili pervojen qe po kalon tek Besa e cileson shume te vyer.

“Po kaloj nje eksperience te mire. Ne kemi nje skuader ku elementi i ri dhe ai me pervoje jane nderthurrur mire me njeri-tjetrin. Sic e kam thene edhe me pare, sulmi fillon nga mbrojtje dhe anasjelltas dhe per kete arsye duhet permendur qe mbrojtesit me pervoje qe kemi ne ekip e lehtesojne punen time dhe ndihmojne shume mesfushen si ndermjetesen e kolaudimit te sulmeve », theksoi Shehi i cili akoma nuk e ka provuar ndjenjen qe te jep fanella e skuadres kombetare.

« Eshte pengu im me i madh qe kam. Une kam arritur rezultate, suksese e tituj, por asnjehere nuk kam mundur te vesh fanellen e ekipit kombetar dhe kjo me mundon personalisht. Kjo per vete faktin se eshte dicka qe duhet te kish ndodhur, por duke patur parasysh se si funksionojne gjerat ne sistemin tone futbollistik kam fituar imunitet. Ndonese me ka ngelur peng dhe vazhdon te me shqetesoje”, perfundoje prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, portieri Orges Shehi.


Klevis Bejkolli


busy
komente