HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kastrioti – Tirana 0 – 1 / Kampionet rikthehen
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 23 Dhjetor 2009 15:52   pdfShtypEmail

devi_muka_kapiten_tiranSkuadra bardheblu e drejtuar nga dyshja Tafaj-Dede ka arritur te fitoje tre pike shume te vlefshme ne trasferten e Krujes. Ate qe trajneri Alban Tafaj kishte paralajmeruar dite me pare per nje fitore te kampioneve ne kete trasferte ashtu dhe ndodhi. Ne fushen e lojes Tirana ka qene me kerkuese dhe ka zhvilluar nje pjese te pare te shkelqyer, por kapiteni Muka ne dy raste dhe ne dy te tjera sulmuesi Memelli nuk kane mundur te mposhtin dot portierin Arjon Mustafa i cili e ka mbajtur te pa prekur porten e tij ne 45-se minutat e para. Vendasit e drejtuar nga Ramadan Ndreu ne pjesen e pare kane pasur vetem dy raste. Njeher me sulmuesin Pema dhe tjetrin me sulmuesin Abazaj, por ishet e Tiranes nuk kane mundur dot te ndeshkojne ish skuadren e tyre. Pjesa e dyte fillon me nje zevendesim per bardheblute. Largohet Jetmir Sefa i demtuar dhe ne vend te tij aktivizohet Sabien Lilaj. Tirana e rrite presionin mbi kundershtarin dhe sulmet drejt portes krutane jane me te shpeshta. Trajneri Tafaj largon nga loja Bicin dhe Abilaliajn dhe ne vend te tyre aktivizon Sinen dhe Hajdarin. Nderrimet do te rezultojne te sukseshme sepse ne minuten e 69-te, Blerti Hajdari do te shenoje gol i cili ne perfundim te 90-te minutave do te rezultonte deciziv pasi i dha fitoren bardhebluve. Me kete tre pikesh Tirana ngjitet ne kuoten e 29-pikeve duke u renditur e dyta, por duke pasur dy ndeshje me shume se Besa e vendit te trete.

Kel Naraci


busy
komente