HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Besa – Gramozi 1 – 0 / Verdhezinjt e mbyllin vitin me fitore
nga Klevis Bejkolli   E enjte, 24 Dhjetor 2009 16:25   pdfShtypEmail

xhafa_daniel_thumbSkuadra e Beses e ka mbyllur vitin 2009 me nje fitore madje dhe duke rikuperuar pike te vlefshme ndaj Dinamos se vendit te pare. Tashme distanca ndermjet tyre eshte vetem 12-pike, por skuadra e presidentit Bizhdili ka nje ndeshje me pak.

Skuadra e Beses ka zhvilluar nje loje te mire, por nuk ka mundur te shenoje me shume se sa nje gole ne porten e Gramozit e cila mbrohet nga korcari Ametlli. Vendasit e drejtuar nga Shpetim Duro shenojne shpejte duke dhene pershtypjen e nje goleade ne porten e Gramozit, por fusha e lojes tregoi te kunderten. Ne minuten e 14-te, mesfushori Paulin Dhembi i ka dhene avantazhin ekipit te tij. Vendasit kane shperdoruar raste te pastra shenimi me Xhafen, Fagun si dhe me te riun Cikalleshi. Ne minuten e 44-ter, skuadres se Gramozit i eshte mohuar nje penallti neto nga arbitri kryesor i ndeshjes Ervis Peza. Portieri Orges Shehi pengon brenda zones futbollistin kolonjar Bejollari, por vetem per arbitrin kryeqytetas ka qene nje pengim jashte zone sa qe jane habitur dhe vete ato pak tifoz kavajes qe kane qene ne shkallet e stadiumit. Duke qene lojtari i fundit portieri me i mire i kampionatit shqiptar ndeshkohet me karton te kuq. Ne kete moment trajneri Duro largon mbrojtesin kosovar Leci dhe ne vend te tij aktivizon portierin e ri Selaci. Pjesa e pare mbyllet me goditjen e denimit nga kolonjaret, por e cila nuk solli ndonje ndryshime ne rezultatin e ndeshjes.

Me fillimin e pjeses se dyte numri i lojtareve ne fushen e lojes barazohet. Maqedonasi, Aleksander Grosherski ne minuten e 49-te, prek nje top me dore dhe si lojtar i fundit ndeshkohet me karton te kuq nga kryesori Peza. Nga ky moment te zotet e shpise rimarrin frenat e lojes ne dore. Me gjithe perpjekjet e trajnerit Cana i cili kreu dhe tre zevendesime te shpejta, rezultati i lojes nuk ndryshoi deri ne fund. Ne minuten e 62-te, ne loje per Besen futet Mancaku dhe largohet Babamusta. Durrsaku ne minuten e 71-te, tregohet shume individualiste kur nuk ja pason topin as Xhafes dhe as Cikalleshit te cilet ishin vetem brenda zones, por ka preferuar te gjuaje vete. Me kete humbje skuadra kolonjare renditet e fundit dhe duhet te beje nderhyrjet e duhura ne merkaton e dimrit nese deshiron te luaje serish mes me te mirave te Shqiperise vitin e ardhshem.

Besa : 1-Orges SHEHI (Karton kuq 44'); 4-Endri VRAPI; 5-Alban DRAGUSHA; 3-Liridon LECI (45' 12-Elidon Selaci); 6-Renato ARAPI; 8-Erbim FAGU; 19-Dritan BABAMUSTA (62' 21-Bledar MANCAKU); 20-Paulin DHEMBI (gol14'); 13-Artion POCI (80' 23-Meglid MIHANI); 7-Sokol CIKALLESHI; 22-Daniel XHAFA

Trajner : Shpetim Duro

Gramozi : 1-Olgert AMETLLI; 4-Klodian SEMINA; 5-Evis PECI (47' 2-Migel METANI); 13-Aleksander GROSHERSKI (Karton kuq49'); 20-Shpetim BABAJ; 6-Klaudio REXHEPI ; 7-Bledar LENA; 8-Juriander OLIVEIRA (73' 22-Erion ISLAMI); 11-Olsi BAJOLLARI; 16-Ardit SHAQIRI; 9-Arlindo RUSTEMI

Trajner : Agim Canaj


busy
komente