Partizani ka bere rezultatin me te bukur te javes. Nje super ndeshje nga te kuqte i ka dhene fund krizes tre javore ku Partizani kishte marre vetem humbje. Teuta eshte ndalur ne kryeqytet dhe per ti dhene nje shuplake te forte pretendenteve per titull ka menduar Julian Malo. Tre golat e shenuar nga sulmuesi i kane dhene te kuqve fitoren e rendesishme qe ka gezuar tifozet. Te tre golat jane shenuar ne pjesen e dyte dhe kaq ka mjaftuar per te ulur me kembe ne toke pretendentet nga Durresi qe mesa duket i kishin marre lehte te kuqte. Per kronologji, Malo shenoi ne minutat 70′, 77′, 93′ ne fitoren e madhe qe Partizani mori ne Qemal Stafa. Ne ndeshjen tjeter mes Bylisit dhe SKenderbeut luajtur ne Ballsh, kane fituar vendasit. Kampionet nuk kane shmangur dot humbjen duke mos e thyer mallkimin. Skenderbeu nuk ka fituar kurre ne Ballsh dhe serish ne perballjen e rradhes keshtu ka ndodhur. Julian Gerxho ka thyer Orges Shehin me nje goditje standarte te ekzekutuar mjeshterisht prej tij ne pjesen e dyte. Skenderbeu eshte mundur te kunderpergjigjet por nuk ka patur force ta bej nje gje te tille. Bylis ka patur edhe raste te tjera per shenim me ane te Izucukut, Metos dhe Kulit por deri ne fund ndeshja nuk ka ndryshuar rezultat. Ne takimin e luajtur e Kruje, Kastrioti eshte mundur nga Laci me rezultatin 0-2 dhe golat jane shenuar nga Brkic dhe Vucaj. KASTRIOTI – LACI 0-2 Golat: Brkic 30′, Vucaj 90′ Gjyqtare: B.Pashaj, E.Barushi, R.Preca PARTIZANI – TEUTA 3-0 Golat: Malo 70′, 77′, 93′ Gjyqtare: K.Meta, R.Cokaj, G.Koka BYLIS – SKENDERBEU 1-0 Golat: Gerxho 52′ Gjyqtare: E.Jorgji, D.Rexha, A.Mahmuti
|