Mbrojtesi Roland Peqini ka nisur stervitjen pas operacionit ne gju. Mbrojtesi qe shkelqeu tek Kukesi dhe luajti vetem pak minuta me Tiranen ka rifilluar pergatitjet. Dy muaj pas demtimit ne gju, Peqini ka filluar palester dhe terapi per te rimarre veten. Mbrojtesi demtoi ligamentet dhe u detyrua te bente nje nderhyrje kirurgjikale e cila per fatin e tij te mire shkoi si duhet. Peqini deshiron te rikthehet sa me shpejt duke shpresuar te jete i gatshem per skuadren e Tiranes ne muajin janar kur do te rinise kampionati.
|