Perparim Daiu : Nuk mbajme lojtare me zor | ||||
|
Trajneri i Shkumbinit, Perparim Daiu ne linje telefonike per Albaniasoccer.com ka folur per largimet qe jane bere nga skuadra e tij si dhe per afrimet qe do bejne drejtuesit e klubit ne merkaton e Janarit. “Si Capes dhe Dervishit i kemi dhene lejen per te kaluar tek skuadra e Elbasanit. Deshira e lojtareve ishte qe te largoheshin nga skuadra dhe ne kete menyre ne e pame te arsyeshme ti linim te lire. Ne s’mund te mbajme asnje kunder deshires pasi nuk do kishte kuptim sepse nuk do te jepnin me te miren dhe nuk do ishin aq shume kualitativ ne fushen e lojes. Duke pare qe dhe ata zgjodhen nje skuader fqinje si Elbasani, menduam qe ishte zgjidhja me e mire si per vete lojtaret, por dhe per ne duke mos i hapur probleme klubit fqinj te Elbasanit ne perforcimin e tij, duke pasur parasysh marredheniet korrekte qe kane te dy klubet. Pavaresishte ketyre dy largime ne skuader jane gati te afrohen disa lojtare cilesore, por per momentin s’mund te them emra. Dua ti pergjigjem atyre zerave “dashamires”, qe kam ardhur ne Peqin per te qendruar sa me gjate dhe per te bere sa me mire punen time dhe per ta renditur skuadren e Shkumbinit mes me te mirave te Superliges. Kam besim tek lojtaret e mij si dhe drejtuesit e klubit na kane dhene OK-in e tyre per mbeshtetje maksimale dhe ne fund te kampionatit do i kemi realizuar objektivat e vena”, theksoi gjate prononcimit te tij per Albaniasoccer.com, trajneri i Shkumbinit, Perparim Daiu. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3626 |