Kater autobuze ose me shume per te gjithe tifozet e Partizanit. Klubi ka menduar ti mundesoje nje udhetim komod e pa shpenzime “Guerrils-ave”. Para ndeshjes me Flamurtarin, nje takim ky shume i rendesishem per Partizanin e Likes dhe objektivin titull kampion, drejtuesit e klubit kane lajmeruar tifozet per vendimin e marre. Kater autobuze falas jane siguruar. Nisja drejt Vlores do te behet heret ne mengjes ndersa ndeshja do te jete ne mesdite. Tifozet nuk e kane braktisur kurre Partizanin dhe kete ndeshje te fundit per kete vit pritet te jene te shumte ne numer. Skuadra dhe trajneri Lika kane bere thirrje per mbeshtetje dhe kane premtuar se do te zbresin ne fushe per te fituar e me pas tre piket dhe gezimin e tyre do ta ndajne me tifozet e zjarrte.
|