Partizani eshte mundur por Lika ka pare anen e mire te medaljes. Trajneri i te kuqve ja ke faturuar humbjen mbrojtesit Krasniqi qe ka bere nje gafe ne momentin e golit. “Zhvilluam ndeshjen me te mire te ketij sezoni por ne fund nuk ja dolem te merrnim pike. Krasniqi gaboi ne mbrojtje dhe vec tij beme edhe disa vendosje te gabuara. Prodhuam shume volum loje por nuk arritem te shfrytezonim si duhet mundesite e krijuara perpara portes kundershtare. Flamurtari arriti te na ndeshkonte fale kualiteteve qe ka ne perberje, kam parasysh ketu Lenen dhe Zeqirin. Megjithate, mund te them se me keto mundesi qe kemi, jam i kenaqur per ecurine e pjeses se pare te sezonit. Me disa perforcime ne janar mund te kerkojme edhe me teper deri ne fund te kampionatit”, ka deklaruar Hasan Lika pas humbjes ne Vlore me Flamurtarin.
|