Gati kesti i dyte per klubet per te drejten televizive | ||||
|
Kanë filluar procedurat për përgatitjen dhe dhënien e këstit, të dytë që klubet shqiptare të Kategorisë Superiore, përfitojnë nga nënshkrimi i të drejtës televizive. Sipas kontratës mes nënshkruesve dhe kompanisë UFA Sport, kësti i dytë që klubet përfitojnë, do të jepet pikërisht gjatë muajit janar. Ndërsa kësti i tretë, do të jepet pas përfundimit të kampionatit. Skuadrat të cilat nuk kanë nënshkruar kontratën, nuk do të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Sipas zyrtarëve të FSHF-së, proçedurat kanë nisur dhe lëvrimi i tyre është çështje ditësh.
Media FSHF
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3573 |