HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ahmet Jonuzi, me Vorsklan kerkon Europen
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 27 Janar 2010 13:20   pdfShtypEmail

ahmet_jonuziSulmuesi nga Kosova, njëherësh anëtar i skuadrës ukrainase Vorskla, Ahmet Jonuzi, ka thënë se është i gatshëm për sfidat pranverore. Ish-anëtari i Kosovës së Vushtrrisë, që tash e tre vjet me sukses militon në radhët e skuadrës Vorskla, kërkon që me ekipin e tij të sigurojë një vend në kupat evropiane.

Vorskla stinorin vjeshtor e ka përmbyllur në vendin e 10, por me gjasa të mëdha që në pjesën e dytë të garave të ngjitet në pjesën e epërme të renditjes tabelore për ta siguruar plasmanin në garat evropiane.

“Kemi punuar mjaft shumë gjatë stërvitjeve. E gjithë skuadra është e gatshme për pjesën e dytë të garave.

Aktualisht jemi në vendin e dhjetë të renditjes tabelore dhe se. Objektiv yni është të sigurojmë vend që çon në kupat evropiane. Mendoj se kemi potencial që t’i arrijmë ambiciet e klubit”, ka thënë Jonuzi.

Në pritje të ftesës së Kuzhes

Sulmuesi i kombëtares shqiptare U-21, Ahmet Jonuzi, është në pritje të ftesës nga selektori Josip Kuzhe. Jonuzi thotë se Kuzhe në një intervistë dhënë medieve shqiptare nuk e përjashton mundësinë për të më ftuar në kombëtaren shqiptare A.

“Kuzhe pak ditë më parë në një intervistë dhënë medieve shqiptare ka lënë të hapur mundësinë për të më ftuar në ekipin shqiptar A. Natyrisht se një ftesë e tillë do të më gëzonte. Jam i gatshëm për çdo sfidë”, ka thënë Jonuzi. Kujtojmë se pjesë e skuadrës Vorskla janë edhe dy kosovarët e tjerë: Debatik Curri dhe Armend Dallku.

Fatmir Bytyçi

 


busy
komente