Shefki Kuqi i gezuar per golin e shenuar! | ||||
|
Sulmuesi kosovar Shefki Kuqi shenoi golin e pare ne fitoren 1-0 qe Swansea arriti ndaj ish skuadres se tij Crystal Palace. Kuqi shenoi ne minuten e 14-te pas nje gjuajtje brenda zones duke siguar fitoren e pare ne 90 vjet per miqte ne Selhurst Park. "Jam i gezuar qe shenova golin e pare per skuadren time te re dhe qe i dhashe fitoren ekipin. Nuk ka shume rendesi per mua se ndaj kujt shenoj, por e rendesishme eshte qe te realizoj gola dhe te ndihmoj ekipin te fitoj" u shpreh Kuqi qe luajti 3 vjet me Crystal Palace dhe per pak mund te kishte luajtur ndeshjen e tij te fundit. Gjate pjeses se dyte te takimit, kapiteni i Crystal Palace Shawn Derry ben nje nderhyrrje brutale me dy kembe ndaj sulmuesit te kombetares Finlandeze duke e lene te shtrire per disa caste Kuqin. "Ishte nje goditje e rende, por Shawn erdhi dhe me kerkoj falje pas ndeshjes", u shpreh Kuqi i cili ishte i qete pasi shpetoi mire nga nderhyrrja. 'Per fatin tim, nuk pata demtim. Une e njoh shawn shume mire. Ai ashtu luan futboll, nuk kam se cfare te bej. Ai kerkoi falje dhe une e mbylla me aq. isha me fat qe asgje nuk ndodhi se ne nderhyrrje te tilla lojtaret mbyllin karrieren", u shpreh Kuqi i cili pati nje dite te suksesshme ndaj ish skuadres se tij. Altin Ngjela Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2193 |