HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Vendimet/ Komisioni I Disiplines godet me “dore te hekurt” dhunen
nga AlbaniaSoccer   E martë, 06 Prill 2010 23:30   pdfShtypEmail

fshf_logoEshte mbledhur sot pasdite Komisioni  i Disiplines per te shqyrtuar rastet e dhunes dhe gjestet anti-sportive ne javen e fundit ne te gjitha kategorite dhe kampionatet e grupmoshave.


1. Klubet e futbollit U-17 dhe U-19, për mosparaqitje në ndeshjet respektive sipas kalendarit, dënohen si më poshtë vijon:
a) Bilisht Sport-Bylis U-19, ndeshjen e fiton 2-0 Bilisht Sport.
b) Gramshi-Apollonia U-19, ndeshjen e fiton 2-0 Gramshi.
c) Gramshi-Kastrioti U17 U19 (të prapambetura), ndeshjet i fiton 2-0 Gramshi.
d) Gramshi-Kastrioti U17 U19, ndeshjet i fiton 2-0 Gramshi.
e) Bilisht Sport-Naftëtari U-19, ndeshjen e fiton 2-0 Bilisht Sport. Ekipit U-19 të Naftëtarit i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.
f) Bilisht Sport-Memaliaj U-17, ndeshjen e fiton 2-0 Bilisht Sport. Ekipit U-17 të Memaliajt i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.
g) Pogradeci-Skrapari U-17, ndeshjen e fiton 2-0 Pogradeci. Ekipit U-17 të Skraparit i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.
h) Pogradeci-Memaliaj U-17, ndeshjen e fiton 2-0 Pogradeci. Ekipit U-17 të Memaliajt i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.
i) Bilisht Sport-Sopoti U-19, ndeshjen e fiton 2-0 Bilisht Sport. Ekipit U-19 të Sopotit i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.
j) Luftëtari-Skrapari U-17 U-19, ndeshjet i fiton 2-0 Luftëtari. Ekipeve U-17 dhe U-19 të Skraparit I hiqen 3 pikë nga klasifikimi.
k) Lushnja-Besa U-17, ekipi i Lushnjes për mossigurim të ruajtjes së rendit gjatë ndeshjes, në bazë të Neneve 4, 9, 19 dhe 24/41 të KDS e humbet ndeshjen me rezultatin 2-0 në favor të ekipit të Besës.
2. KF Olimpik, për braktisje të lojës në ndeshjen Olimpik-Mamurras, në bazë të Neneve 4, 9, 19 dhe 24/35 të KDS, humbet ndeshjen me rezultatin 2-0, i hiqen 3 (tre) pikë nga klasifikimi dhe gjobitet me 200.000 lekë.
3. KF Naftëtari, për goditjen ndaj anësorit që ka çuar në pamundësinë e tij për të vijuar arbitrimin si dhe presionin e ushtruar ndaj arbitrave të cilat nuk kanë lejuar vijimin normal të ndeshjes me ekipin e Erzenit, në bazë të Neneve 4, 9, 19, 22 dhe 24/21 të KDS, e humbet ndeshjen me rezultatin 2-0, i hiqen 3 (tre) pikë nga klasifikimi dhe gjobitet me 200.000 lekë.
4. Lojtarët e KF Naftëtari, Silvan Mitre dhe Arber Gega, për goditje të arbitrit, në bazë të neneve 4, 9, 19, 22 dhe 26/3 të KDS, dënohem me nga një vit pezullim dhe 100.000 lekë gjobë secili.
Zv/Trajneri i KF Naftëtari, Artian Bani, për fyerje e kërcënim të arbitrave, në bazë të Neneve 4, 9, 19 e 25/5 të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim dhe 50.000 lekë gjobë.
5. Lojtarët e KF Naftëtari, Florian Dashi dhe Ergys Alushi, për fyerje të arbitrave, në bazë të Neneve 4, 9, 19 e 26.7 të KDS, dënohen me 2 (dy) ndeshje pezullim dhe 5.000 lekë gjobë secili.
6. KF Korabi, për dhunën massive të ushtruar ndaj asistentit që ka çuar deri në dëmtime të rënda për shëndetin, në bazë të Neneve 4, 9, 13, 22 e 24 të KDS, e humbet ndeshjen me KF Tërbuni me rezultatin 2-0 dhe përjashtohet nga kampionati dhe çdo aktivitet tjetër futbollistik e veprimtari zyrtare për 1 (një) vit duke zbritur edhe një kategori më poshtë.
7. Lojtarët e KF Korabi, Ervin Lleshi, Armand Daci, Erblin Laçi, Besfort Laçi dhe Gazmir Shahu, për dhunën e ushtruar ndaj Asistentit me pasoja për shëndetin, në bazë të Neneve 4, 9, 13, 22 dhe 26 të KDS, dënohen respektivisht:
a) Ervin Lleshi, Armand Daci, Besfort Laçi dhe Gazmir Shahu pezullohen për 6 (gjashtë) vjet dhe 100.000 lekë gjobë secili.
b) Erblin Laçi me 1 (një) vit pezullim dhe 100.000 lekë gjobë.
8. Mospranimin e reklamimit të KF Bylis si të pabazuar në prova e në rregullore

Marre nga faqja zyrtare e FSHF-se


busy
komente