Legjonaret ne Itali / Rikthehet Shala pas demtimit | ||||
|
Seria A/ Sulmuesi kombetares Shqiptare, Erjon Bogdani nuk eshte aktivizuar asnje minute ne ndeshjen me Interin te lujatur ne “San Siro”, e cila hu humb nga Kievo me rezultatin 4-3.
Po te njeten fat ka pasur dhe Xhemaili i cili nuk eshte aktivizuar per asnje moment ne fitoren qe Parma ka arritur ne trasferten e Torinos perballe Juventusit.
Seria B/ Ne ndeshjen Citadela-Frosinone te fituar nga miqte eshte aktivizuar per 90-te, mesfushori Migjen Basha qe ka zhvilluar nje loje te mire dhe qe flitet te jen nen vezhgimin e Kuzhes.
Edgar Cani ka munguar ne barazimin qe ka marre skuadra e tij e Piacences, pasi ka qene i pezulluar per arsye te kartonave.
Mesfushori Perparim Hetemaj ka qendruar ne stole per gjate gjithe lojes. Skuadra e tij e Breshias ka fituar paster 3-0 perball Ankones.
Lega Pro/ Sajmir Ujkani ka luajtur per 90-te minuta, ne humbjen qe skuadra e tij ka pesuar brenda ne fushen e vet ndaj Paganezes. Ne minuten e 55-se, eshte futur ne loje mesfushori Rijat Shala, qe vinte pas nje demtimi disa javor. Nga ana tjeter ka qene nje tjeter shqiptar, vlonjati Ledian Memushaj qe ka laujtur per 90-te minuta, per skuadren e Paganezes.
Florian Myrtaj vazhdon te beje paraqitje te mira me skuadren e tij te Sorrentos. Ai ka luajtur per 90-te minuta, dhe ka ndihmuar ne barazimin qe ka marre ne trasferten e Kremes.
Henri Shiba eshte aktivizuar ne minute e 59-te, ne humbjen qe skuadra e tij e Barletes ka pesuar perball Sirakuzes me rezultatin 2-0.
Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2455 |