Fatmire Bajramaj: Ky ishte nje nga titujt me te bukur! | ||||
|
Lojtarja e perfaqesueses se Gjermanise, kosovarja Fatmire Bajramaj i ka shtuar edhe nje titull tjeter Evropian "CV"-se se saj duke arritur te fitoj titullin e Kampiones se Evropes me Turbine Potsdam. Skuadra Gjermane mundi kampionet e Frances, Lyon pas gjuajtjes se penalltive ne nje maratone dramatike futbolli. "Eshte nje nga titujt me te bukur per mua", tha pas ndeshjes per mediat Fatmire Bajramaj e cila me gjuajtjen e saj (e shtata per ekipin) nga pika e penalltise i dha avantazhin Turbine duke i siguruar fitoren e titullit Kampion Evrope, i dyti ne historine e tyre. Gjermanet e pane veten ne pozite te veshtire, kur skuadra e tyre humbi 2 nga kater penalltite e para, por arriti te kaloje me sukses dhe te mposhti Francezet, pasi portierja Ana Sarholz, nuk la te shenonin Henry dhe Herlovsen dhe krijuar mundesi skuadres se tyre te kete nje tjeter rast per te fituar. "Asnjehere nuk me humbi besimi. Nuk e them kete meqe fituam, por eshte e vertete qe gjithnje mendoj se kam per te fituar deri ne momentet e fundit. Kur Anna shpetoi penalltine epare une thashe qe kishim shans dhe kur francezet humben edhe tjetren e dija qe fituam", tha Fatimja duke shtuar" Ishte fitorja e jone dhe plotesisht e merituar duke shperblyer punen, stervitjen dhe deshiren e madhe per ta fituar", perfundoje biseden e saj kosovarja e Potsdam. Fatjon Pandovski Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2818 |