Alban Ramaj ka tri oferta | ||||
|
Futbollisti pejan ka tri oferta serioze nga dy ekipe te Bundesliga 2 si dhe nga ekipi bullgar CSKA Sofja. Ramaj ne kete sezon kalon me ekipin e tij Erzgebirge Aue ne Bundesliga 2 dhe kontrata e tij qe ka vlefte deri ne vitin 2011, ka qene vetem per ligen e trete. Ai, tani eshte i lire dhe akoma nuk ka vendosur se a do mbetet ne Aue apo do vazhdoj me Fortuna Düsseldorf dhe SC Paderborn. Interesim per te ka treguar edhe Pavel Dotchev, trajner i CSKA Sofja, ish tranjer i SC Paderborn dhe Erfurt. ( Sipas Sport Bild, gruaja e Dotchev ka qene ne nje butik ne Paderborn dhe ka biseduar me gruan e Albert Bunjaku e cila ka punuar aty si shitese, i cili ishte prane largimit nga Paderborn ne drejtim te Zvicres. Mirepo, ne bisede e siper, gruja e Dotchev i ka treguar se burri i saj eshte tranjer dhe po kerkon nje sulmues. Gruaja e Bunjakut i ka thene se burri i saj eshte sulmues dhe eshte ne kerkim te klubit. Keshtu, Bunjaku ka kaluar ne Erfurt dhe prej aty, ia doli te depertoj ne Bundesliga.) Menaxheri i Ramaj shprehet se edhe pse kane qene keto tri oferta dhe disa tjera nga Turqia, Austria dhe Spanja, me sa shoh une, Albani ka deshire te mbetet ne Aue, sepse- aty ka nje adhurim me te madh nga ana e tifozeve.Ai eshte ne Kosove dhe kthehet javen e ardheshme, apo pas ndeshjes qe ka Kosova ne Suedi... Akoma ka kohe per te vendosur. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2053 |