Avni Pepa: Dua ta shfrytezoj kete moment pozitiv | ||||
|
Mbrojtësi kosovar Avni Pepa këtë edicion ka nisur të stabilizohet si lojtar titullare në elitën e futbollit norvegjez. 21-vjeçari ka startuar në katër ndeshjet e fundit të skuadrës së tij Start Kristiansand. Ai e ka shfrytëzuar me suskes këtë mundësi, madje edhe ka shënuar golin e fundit të Startit në Kupë kundër Sanderfjordit. "Jam në gjendje shumë të mirë dhe po e shijoj këtë moment. Ende më duhet të stërvitem shumë qe te eci perpara. Nëse nuk e bëjë këtë, ka shumë lojtarë të mirë në skuadër që do të ma zënë vendin", ka thënë Pepa, per gazeten norvegjeze "Aftenposten". Pepa pati firmosur kontratë me skuadrën "A" të Startit në vitin 2007, por ndeshje zyrtare me këtë skuadër zhvilloi vetëm këtë edicion. Më parë luajti ne huazim për skuadrat MK dhe Fram Larvik. Start Kristiansand pas 16 ndeshjesh në elitën e futbollit norvegjez mban pozitën e nëntë me 22 pikë. Ligën e kryeson Rosenborg (36). "Avniu ka shfrytëzuar rastin që pati. Ai ka treguar më shumë se që kam pritur nga ai këtë vit. Ai ishte më i keqi në të gjitha testet e vitin e kaluar. Tani ai është ndër më të mirët në skuadër dhe është i përkushtuar në stërvitje. Ai ka përparuar shumë për një kohë kaq të shkurtër dhe duhet të vazhdojë të punojë. Ai ka shpejtësi dhe e lexon lojën shumë mirë", ka thënë trajneri i Startit, Knut Torum. Dardanoz Zhilivoda Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2045 |