Mario Cenolli: Kombetarja ka nevoje per revolucion zinxhir! | ||||
|
Duke patur parasysh se nje menaxher shpreh gjithnje indiference dhe nuk kerkon bashkepunim me nje futbollist shqiptar, Mario Cenolli, njeri prej aktivistiveve te degjuar te Vata Vision Football Management shpjegon qarte per Albaniasoccer.com, veshtiresite qe lidhen me transfertat e futbollisteve Shqiptare
Mario Cenolli: Lojtaret shqiptare kane probleme me vetveten, pasi ne momentin e pare qe arrijne nje skuader kombetare, qofte edhe te moshave, kujtojne se kane kapur qiellin me dore dhe kerkojne me teper ne pretendimet e tyre qofte edhe ne emrat e skuadrave qe mund ti afrojne jashte shtetit. Aktualisht jemi duke punuar ne tregun europian, sidomos ne kampionatin rus te futbollit. Agjensia jone Vata Vision Football Management ka kryer nje transferte te bujshme te Diniyar Bilyaletdinov per shumen e 12-milion eurove nga Lokomotiv Moska te Everton ne Premier Lige. Ne Shqiperi, kam pasur kontakte me lojtare te superliges dhe kemi bere propozimet tona, por kemi marre pergjigje te tipit: “Ai kampionat nuk eshte per mua, kam me shume pretendime dhe histori te tjera si keto. Se bashku me partnerin tim Z.Rudi Vata menduam qe mos te merremi shume me lojtare te kampionatit shqiptar.
Albaniasoccer.com: E keni ndjekur Shqiperine dhe çfare mendimi keni per ndeshjen ndaj Danimarkes, kombetaren ne pergjithesi dhe skuadrat zinxhire te saj? Mario Cenolli: Ndeshja ndaj Danimarkes ishte e mire dhe rezultati 1-1 konsiderohet pozitiv. Ne pjesen e pare gjerat nuk fuksionuan ashtu siç duhej, nderkohe qe ne pjesen e dyte me aktivizimine Hykes, Viles dhe Likes, u beme me kerkues dhe i morem ne dore frenat e ndeshjes. Albaniasoccer.com: Nisur nga keto qe thoni, dukeni nje partizan i lojtareve te rinj apo jo? Mario Cenolli: Po, patjeter. Megjithe respektin qe kam per lojtaret e vjeter te kombetares, do thoja qe çdo fillim e ka nje fund. Une e di qe ata mendojne se ende mund te japin per kete fanelle, por ka ardhur momenti qe ti japim nje shans dhe shprese lojtareve te rinj ne skuader. Albaniasoccer.com: Si menaxher futbolli, si e mendoni nje futbollist qe mbetet pa skuader? Mario Cenolli: Shume lojtare nuk duhet ta kerkojne te miren e tyre ne baze te emrit te skuadres ku luajne. Ata duhet ta menaxhojne veten si nga ana profesionale, por edhe shoqerore, sepse nje futbollist nuk ka nevoje vetem per stervitje, por duhet te jete i afte edhe jashte fushes se blerte. Ka lojtare qe aktivizohen jashte Shqiperise per here te pare dhe ne duhet te jemi si nje baba i dyte per ata. Kur nje futbollist vjen ne nje tjeter bote duhet ti japesh keshillat e duhura se si duhet te veproje ne çdo situate dhe me pas duhet ta ndjekesh ne ecurine e tij. Ju e dini qe shume futbolliste te kampionatit tone jane djegur duke ndenjtur 1 apo vetem 2 vite ne kampionate te huaja, me pas jane rikthyer serish ne shtepi, sepse kane pasur probleme te ndryshme me veten. Albaniasoccer.com: Nese nje futbollist qe luan ne kampionatin tone e ka te veshtire te aktivizohet jashte shtetit, duket se lojtare te shumte shqiptar qe aktivizohen jashte trojeve tona e kane akoma me te veshtire te afrohen prane skuadrave zinxhire te Shqiperise! Pse ndodh keshtu? Mario Cenolli: Kjo eshte nje pyetje me mend nga ana juaj dhe shume e drejte. Une ju permend vetem disa fakte. Geri Malaj eshte 20-vjec dhe kapiten i skuadres se dyte te Deportivo La Korunjes dhe nuk aktivizohet me perfaqesuesen tone Shpresa. Nje tjeter futbollist 17-vjecar Geri Lika qe luan ne rolin e portierit me skuadren e dyte B93 te Kopenhagenit, serish nuk grumbullohet ne kete perfaqesuese. Gjithashtu edhe Xhuliano Kulli, 18 vjecari qe luan me Pro Patrian, eshte shume i ri ne moshe, por edhe per ate asnje lajm pozitiv, ndonese me sa kam konstatuar ai ka qene ne nje grumbullim disa ditor me kombetaren e U-19. Pra, normalisht nuk mund te ecim perpara kur keta talente nuk afrohen per te fituar njohuri dhe eksperience ne skuadrat e moshave dhe me pas ti bashkohen ekipit kombtar te plotesuar ne çdo aspekt. Ketu eshte vertete per te ardhur keq. Une po permend keto emra pasi i perkasin agjensise tone, por ka edhe shume talente te tjere, te cilet ne moshe fare te re deshirojne dhe kerkojne te aktivizohen me skuadrat zinxhire te Shqiperise, por askush nuk ju a hap deren. Albaniasoccer.com: Flitet se ka zyra talentesh? Mario Cenolli: Te them te drejten kam degjuar, por s’kam pare qe ne skuadren tone te luaje ndonje lojtar qe te jete zbuluar nga keto organe. Kam degjuar disa emra te ardhur kohe me pare nga Greqia, por asgje per momentin. Kur shikon lojtare qe luajne ne skuadra me me ze ne bote qe nuk grumbullohen me skuadrat e moshave ne Shqiperi me vjen çudi. Kuptohet, qe ka edhe nga ata lojtare qe nuk duan te grumbullohen me kombetaren tone, pasi akoma kane problemet e qartesimit te dokumentave legale te shteteve ku ata jetojne dhe aktivizimi me Shqiperine, ndoshta u a kushtezon zgjidhjen pozitive. Megjithe respektin qe kam per lojtaret e kampionatit tone, ju siguroj se jashte Shqiperise eshte nje tjeter nivel. Kjo gje eshte shume paradoksale. Federata Shqiptare e Futbollit duhet te mbaje pergjegjesine e saj dhe te dergoje njerez te posacem per monitorim dhe me pas per sygjerim ndaj trajnerit perkates, siç eshte vepruar me sa mbaj mend me Edgar Canin i cili u kontaktua me trajnerin e U-19. Ekipi kombetar Shpresa ka disa humbje rradhazi si ne ndeshje miqesore edhe ne ato zyrtare. Me veshtiresi fituam ndaj Azerbajxhanit dhe gjithashtu pesuam per 13-minuta 3-gola. Per me teper ai lojtar qe na shenoi ne Austri, Atdhe Nuhiu, ka kerkuar te luaje per fanellen tone dhe nuk eshte afruar. Ky futbollist ka parametra teper te mira nder te cilat 1.95 cm i gjate dhe mund te luaje shume mire ne Kombetaren e Kuzhes perkrah Bogdanit ne sulm, por spontanisht lind pyetja: Pse nuk eshte grumbulluar? Sipas tij deshira qendron, por momenti eshte jo konkret, pra ketu duhet bere nje pune me intensive nga drejtuesit e organit te futbollit ne Shqiperi qe keta lojtare te binden qe po te luajne per Shqiperine eshte pozitivitet. Albaniasoccer.com: Si i shikon levizjet e fundit te lojtareve tane ne Europe? Mario Cenolli: Une kam pergezuar Salihin per kalimin te Rapidi. Eshte nje skuader shume e madhe dhe une shpresoj qe ai te ngjitet sa me larte ne karriere se e meriton. Gjithashtu, vleresoj dhe kalimin e Canes te Sanderlandi, ai eshte nje lojtar i veçante. Berisha dhe Kapllani kane njohur ofertat tona nga ekipe shume interesante. Ata nuk i kane marre per baze. Me vjen keq per Kapllanin sepse mund ta afronim te Nurembergu dhe tani do te ishte serish ne Bundesliga. Ndersa per Berishen kishim nje oferte nga Hansa e Rostokut, por ai zgjodhi Bielefeldin. I uroj fat pasi jane lojtare qe i duhen kombetares. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4033 |