Miqesore/Lukova (meshkuj) – Tirana As (femra) 6-6 | ||||
|
Diten e Diele ne fshatin turistik te Lukoves eshte zhvilluar nje ndeshje miqesore midis djemve te fshatit dhe vajzave te skuadres se Tiranes As. Ndeshja u gjykua nga arbitri veteran Kasem Kasemi. Ky takim u ndoq me shume interes nga banoret e zones, por dhe nga nje numer i madh pushuesish te Lukoves, Piqerasit, Borshit, Qeparos dhe Himares. Takimi ishte shume interesante, por qe i ngjante nje feste te nje takimi final. Te paret qe kaluan ne avantazh kane qene vendasit qe ne minuten e trete dhe kjo beri qe atmosfera te ishte shume entuziaste dhe kjo beri qe djemte e Lukoves ta thellonin akoma e me shume rezultatin e ndeshjes duke e cuar ne 5-0. Ne minuten e fundit te pjeses se pare akordohet nje penallti ne favor te Tiranes e cila kthehet ne gole duke ngushtuar rezultatin. Ne pjesen e dyte vajzat jane me te qarta dhe kane nje freski fizike per tu admiruar. E kunderta ndodh me djemte vendas te cilet duken shume te lodhur ne 45-minuteshin e dyte. Pjesa e dyte flet vetem per miket nga Tirana te cilat kane treguar klas e profesionalizem duke arritur te shkurtojne madje dhe te barazojne rezultatin. Loja e rregullt perfundon me rezultatin 6-6. Nga pika e bardhe e penalltiese vajzat e presidentit Genc Ymeraj jane treguar me te sakta duke u shpallur dhe fitues te kesaj miqesore. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2670 |