HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Legjionaret/ Bogdani shenon serish dhe i jep fitoren Cezenes
nga AlbaniaSoccer   E diel, 19 Shtator 2010 16:45   pdfShtypEmail

erion_bogdani_cezenaSulmuesi i perfaqesueses shqipetare ka gjetur serish golin me ekipin e Cezenes ne javen e trete te Serise A. Bogu ka realizuar nje gol me vleren e tri pikeve duke u konfirmuar keshtu si nje lojtar me mjaft vlera. Shtatlarti i kombetares shqipetare ka rilindur te Cezena dhe tani per te nuk mungojne fjalet e mira nga e gjithe media italiane.

Erjon Bogdani ka qene perseri titullar kete ndeshje dhe ka bere nje loje te mire. Qe ne minuten e trete ai per pak sa nuk i jep avantazhin skuadres se tij pasi merr nje top ne zone, shmang portierin kundershtar por gjuajtja e tij hiqet nga vija e portes nga Ferrario. Ne minuten e 38' Cesena mbetet me 10 lojtare pasi Coluci del me karton te kuq. Miqte sulmojne me shume dhe krijojne disa raste shenimi. Ne fund te pjeses se pare Bogdani fiton nje goditje denimi ne hyrje te zones, por Parolo e gjuan jashte. Pjesa e dyte fillon mire per Cesenan qe edhe pse ka nje lojtar me pak, ka inisiativen dhe sulmon duke rrezikuar. Ne minuten e 10' vjen dhe goli i sulmuesit shqipetar. Bogdani merr nje top brenda zones dhe gjuan menjehere duke pershendetur rrjeten.
Ne minuten e 20' te kesaj pjese Bogdani jep nje asist per Giacherini, por ai nuk arrin te gjuaj ne kuadrat. Tre minuta me pas Bogdani zevendesohet nga Malonga, pasi Cesena tashme mundohet te mbroje rezultatin duke qene me 10 lojtare. Goli i Bogdanit eshte i vetmi i ndeshjes dhe Cesena merr tre pike duke habitur te gjithe me kete fillim sezoni pasi eshte ne krye te Serie A se bashku me Interin, te dyja me nga 7 pike.

 

Enea Shtrepi


busy
komente