Shaqiri dhe Mehmedi shenojne perseri ne fitore | ||||
|
Dy lojtaret me origjine shqiptare ne kombetaren e U-19 te Zvicres, Admir Mehmedi dhe Xherdan Shaqiri shenuan perseri per skuadren e Zvicres. Admir mehmedi shenoi golin e dyte ne minuten e 25-te pasi ekzekutoi me sukses nga pika e bardhe, penalltine e fituar prej tij. Ky ishte goli i trete i Mehmedit ne keto eliminatore. Nderkohe Xherdan Shaqiri shenoi golin e fundit ne minuten e 89-te, duke vulosur rezultatin perfundimtar. per Zvicren ne kete takim u aktivizua edhe shqiptari tjeter Taulant Xhaka qe luan me Shaqirin tek skuadra e Bazelit. Taulanti dhe Admiri megjithese e filluan lojen si titullare, u zevendesuan ne minutat ne vazhdim. Xhaka doli nga loja ne minuten e 55-te, ndersa Mehmedi doli nga loja ne minuten e 66-te. Kjo ishte fitorja e dyte, brenda dy diteve me te njejtin rezultat 5-0 per Zvicren qe i duhet vetem nje barazim qe te siguroje zyrtarisht kualifikimin, pasi matematikisht, thuajse gjithcka ka perfunduar pozitivisht. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2342 |