Legjionaret/ Cana i gatshem per te luajtur ne derbi me Beshiktashin | ||||
|
Lorik Cana do te rikthehet ne fushe per te luajtur. Shqipetari u demtua 10 dite me pare ne kavilje dhe u detyrua te mos luaj per Gallatasarajin ne dy ndeshje dhe te mungoje ne miqesoren e 17 nentorit Shqiperi-Maqedoni. Por dje ka ardhur nje lajm i mire nga mediat turke, sipas te cilave futbollisti shqipetar eshtë rikuperuar dhe i eshte bashkuar skuadres ne stervitje me ngarkese te plote. Ne momentin e ekzaminimeve te para u fol se ai mund te qendronte per te pakten tri jave larg fushave te futbollit. Stafi mjeksor ka bere te pamunduren qe shqipetari te rekuperohet per 10 dite ne nje kohe rekord. Cana do te jete ne fushe te djelen ne derbin qe Gallatasaraji do te luaje me Beshiktashin. “Po stervitem së bashku me pjesen e tjeter të skuadres. Tani ndihem mire fizikisht”, u shpreh dje mesfushori shqipetar per gazetën “Sabah”. Megjithate, sipas kesaj gazete, gjendja e tij do te vazhdoje te jete nen lupen e trajnerit George Haxhi, para se ai te vendose per aktivizimin ose jo ne derbin e Stambollit, kunder Beshiktashit. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2878 |