Legjionaret/ Cana i jep te drejte tifozeve per protestat | ||||
|
Tifozet e Gallatasarajit nuk jane dakort me rezultatet e dobta qe skuadra e tyre po merr kete vit. Kane nisur disa protesta ne kohet e fundit duke shkaktuar dhe nje atmosfere jo te mire ne stadium. Lorik Cana, nje nga me te miret e Gallates kete vit ka folur ne mediat turke per protestat e tifozeve dhe gjendjen e keqe qe skuadra po kalon. “Tifozet kane te drejte per protestat qe bejne. Kete sezon nuk kemi marre rezultatet e duhura. I kuptoj ata pasi dhe ne nuk jemi te lumtur. Jam i sigurte se situata do te ndryshoje. Gallatasaraji eshte nje klub i madh dhe do te rikthehemi shume shpejt ashtu si tifozet jane mesuar te na shohin”, ka thene Cana. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2171 |