Levizjet/ Odise Roshi nenshkruan kater vjet per Kelnin | ||||
|
Nje levizje e bujshme eshte shenuar sot. Zyrtarisht Odise Roshi ka lene Flamurtarin per te firmosur me skuadren gjermane te Kelnit. Prej disa ditesh ai ishte ne prove me kete ekip dhe ka lene me goje hapur drejtuesit ekipit te Bundesliges se pare gjermane. Roshi ka firmosur nje kontarete kater vjecare duke bere hapin me te madh ne karrieren e tij. Talenti shqipetar eshte vetem 19-vjec por eshte nje nga thesaret e futbollit tone nga i cili pritet shume. Ne janar ai u provua te PSG ne France por u kthye te Flamurtari pasi atje do e kishte te pamundur te luante ne formacin. Tani Roshi ka firmosur per FC Keln skuader qe kete vit e mbylli ne vendin e 10-te ne Bundesligen e pare gjermane. Lajmin per transferimin e tij e beri publik sot gazeta me e madhe gjermane Bild. Per 19-vjecarin shqipetar do te kete edhe nje prezantim zyrtare para tifozeve dhe mediave. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3822 |