Deti përpin makinën e Dhëmbit dhe Biturkës | ||||
|
Pas përfundimit të stërvitjes shumica e lojtarëve të Besës i janë drejtuar  makinave të tyre për tu kthyer në Tiranë ku dhe banojnë. Një ngjarje e pazakontë ka ndhodhur me ta në kthim e cila sa është për të qeshur është dhe e dhimbshme. Duke qenë se në pjesën e rrugës Golem deri matan shkëmbit të Kavajës po kryhen punime në rrugë, dhe për të mos u vonuar lojtarët janë futur në zonën e plazhit të Golemit dhe kanë ecur afër bregut. Në këto momente ndodh e bukura tragjike. Përball hotel “Malvina†makina e Paulin Dhëmbit përpihet nga deti, po të njëtin fat ka dhe makina e ndihmës trajnerit Biturka i vetmi që ka shpëtuar paq ka qenë Erbim Fagu me Benzin e tij 190. Makina tip Benz C Class në pronësi të Dhëmbit është mbuluar nga uji deri në gjysmën e saj, kurse e Biturkës vetëm pjesa e rrotave. Pas telefonatës të bërë nga Daniel Xhafa në ndihmë të tyre vijnë disa miq të tyre me makina për ti tërhequr. Dhëmbi është detyruar që nga shofer të behet pasagjer gjatë kthimit për në Tiranë pasi makina e tij është rimorkiuar në karrotrec. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2457 |