Itali/ Kievo blen shqipetarin Halil Gjoshi | ||||
|
Halil Gjoshi ka ngjitur shkallet e karrieres se tij ne nje moshe fare te re. Ai eshte vetem 16 vjec dhe deri para pak ditesh ishte pjese e skuadres amatore Montebelluna ne kategorine e katert italiane. Prej ditesh sulmuesi shqiptar po zhvillonte nje prove me Kievon dhe ai i ka bindur te gjithe me cilesite e tij. Gjoshi ka luajtur edhe me disa skuadra amatoresh ne nivele te ulta te futbollit italian por ai shikohet si nje sulmues premtues. Per kete arsye Kievo e ka marre ne ekip dhe ka nenshkruar me te. Ai do te luaj me ekipin e te rinjve ku do te kete mundesi te rritet e te tregoje veten. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4454 |