Euro 2012/ Me 2-Shtator ceremonia e lamtumires se Alban Bushit nga futbolli i luajtur | ||||
|
Sulmuesi i mirenjohur i skuadres sone Perfaqesuese Alban Bushi do te largohet pergjithmone nga fusha e blerte si lojtar pikerisht me 2 shtator perpara fillimit te takimit per Eliminatoret e EURO 2012 Shqiperi - France. Rekordmeni golashenues i fanelles kuqezi te Kombetares se Shqiperise do te jape lamtumiren e tij para publikut te zjarrte e futbolldashes i cili e ka brohoritur me zemer Bushin apo Lokun sic jane mesuar ta therrasin te gjithe ata qe e kane njohur ate qe ne rinine e tij te hershme. Albani mbyll keshtu nje karriere te mbushur plot me suksese e cila zuri zanafillen e vet ne rrugicat e Tiranes duke fituar nje dimension profesionisti ne shume vende te Europes si Gjermani, Greqi, Bullgari, Turqi etj. Kudo ku u aktivizua Bushi sigloi golat me emrin e tij si nje sulmues tipik, i forte e nuhates perpara portes. Ai tashme ka hyre ne historine e futbollit shqiptar me golat e shenuar jo vetem ne skuadrat ku luajti per shume vite por mbi te gjitha me ekipin tone Kombetar. Mbi supet e Lokut rendojne shume tituj e fitore dhe me siguri ne te ardhmen ai ka me se te krenohet per arritjet e veta ne futboll, te cilin e dashuroi, e respektoi dhe e vleresoi pafundesisht. Me 59 ndeshjet e zhvilluara, ai është ndër 5 futbollistët më të njohur shqiptarë, që ka veshur më shumë fanellën kuqezi të kombëtares sonë. Me 14 golat e shënuar, Bushi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për ngjyrat e kësaj kombëtareje. Ai është i vetmi futbollist shqiptar, që është shpallur 2 herë kampion me fanellën e një skuadre të huaj. “Loku” është i vetmi futbollist shqiptar, që është shpallur edhe futbollisti më i mirë i huaj në një kampionat të fortë, siç është Bullgaria.
2 tituj kampion Ne takimin Shqiperi - France Bushi do te shkelmoje topin e pare nga qendra per te mbetur si nje kujtim i bukur per te, sportdashesit dhe Kombetaren shqiptare. Loku e meritoi nje lavdi te tille. FSHF Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2900 |