Europa League/ Cana debutim me nota maksimale me Lazion | ||||
|
Lorik Cana ka debutuar me ne fund zyrtarisht me Lazion. Sot ne Europa League kunder Rabotnickit “luftetari” shqipetar e nisi ndeshjen nga fillimi. Canes ju deshen pak minuta per te treguar aftesite e tij. Trajneri Reja e kishte vendosur ne mesfushe perkrah Lulic. Stafi teknik i Lazios i kishte syte tek futbollisti i kombetares sone tek i cili kane investuar goxha para per ta marre kete vere nga Gallatasaraji. Cana reagoi si duhej dhe bere nje paraqitje mjaft te mire duke ndihmuar skuadren si ne fazen mbrojtese dhe ate krijuese per sulmin. Ne pjesen e dyte Reja e provoi Lorikun bashke me Matuzalem dhe Ledezmen. Edhe ky eksperimet shkoi mjaft mire per Lazion dhe Canen. Ai ne fund mori nota maksimale dhe tani eshte gati te luftoje per te qene titullar. Lazio fitoi edhe ndeshjen e dyte me Rabotnicin me rezultatin 1-3 ne Shkup ndersa te paren e kishte fituar me rezultatin 6-0 duke e siguruar kualifikimin per ne turin tjeter te Europa Leagues qe ne Rome. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2829 |