| Europa League/ Mbremje barazimesh per futbollistet shqiptar, Dallku spikat ndersa Cana zhgenjen | ||||
|
Lorik Cana kaloi edhe sonte nje mbremje te keqe me Lazion ku ai nuk po ambientohet dot. Vetem 45 minuta luajti ai dhe mori nje karton te verdhe. Loja e dobet e tij e detyroi trajnerin ta zevendesonte dhe te hidhte ne fushe Tomazo Rokin. Ne derbin e para pak diteve me Romen Cana qendroi ne tribune ndersa sot per here te dyte u zevendesua ne mbarim te pjeses se pare. Lazio barazoi me Zyrihu ne Zvicer me rezultatin 1-1. Hanoveri i Altin Lales barazoi me FC Kopenhagenin ne shtepi dhe ish kapiteni kombetares sone luajti vetem gjashte minutat e fundit. Ne minuten e 81-te Pinto riktheu ne avantazh Hanoverin dhe trajneri mendoi te fuste Lalen ne fushe per te mbrojtur rezultatin. As kjo levizje e tij nuk mjaftoi per te shmangur golin e danezeve qe barazuan rezultatin ne 2-2 nje minute para fundit.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2777 |














































Nje mbremje barazimesh ka qene sonte ne Europa League per skuadrat ku luajne futbollistet shqiptar. Armend Dallku ka qene i vetmi i spikatur nga kater futbollistet e kombetares sone qe luajten sot ne arenen europiane. Vorskla Poltava ka barazuar me rezultatin 0-0 ne fushen e Standart Liezh. Dallku luajti nga minuta e pare dhe ishte nga lojtaret me te mire ne fushe si ne aspektin mbrojtes po ashtu edhe ne ate sulmues me daljet e tij ne krahun e djathte. Ahmed Januzi u aktivizua si zevendesues ne pjesen e dyte por nuk pati shume kontakte me topin pasi Vorskla po luante ne mbrojtje te rezultatit dhe ja doli te merrte nje pike perballe Standartit.