Europa League/ Fiton Lazio dhe Cana, nate per tu harruar per Dallkun e Januzin me Vorsklan | ||||
|
Nje mbremje relativisht e mire mund te konsiderohet nata e katert per ndeshjet e grupeve ne Europa League. Vorskla e dy lojtareve te kombetares Ahmed Januzi dhe Armend Dallku eshte mundur nga Standart i Liege e te dy ata kane luajtur titullar. Lazio ka fituar me Zyrihun dhe Cana ka luajtur per 90-te minuta, ndersa Hannoveri ka fituar pa Lalen ne fushe qe ka qendruar gjithe ndeshjen ne stol. Vorskla Poltava u mund nga belget e Standart me rezultatin 1-3. Dallku dhe Januzi e nisen titullar ndeshjen. Mbrojtesi i djathte i kombetares sone mori nje karton te verdhe ne fundin e pjeses se pare ndersa Januzi u zevendesua pese minuta para se te mbaronte ndeshja. Skuadra ukrainase vazhdoi paraqitjet e dobta ne Europa Lige dhe pas kesaj humbje ka mbyllur cdo shanc per kualifikim dhe e sheh veten me 1 pike ne grupin B. Lazio e Lorik Canes ka fituar me Zyrihun ne Rome dhe kapiteni perfaqesueses sone ka luajtur per 90-te minuta duke treguar nje rritje te konsiderueshme te formes se tij. Ai mori kartone te verdhe ne fund te ndeshjes cka nuk i ka pelqyer trajnerit Reja. Megjithate Cana ka nisur te marre veten dhe tani mund te pretendoje me teper minuta edhe ne Serine A ku po luan me pikatore. Me kete fitore Lazio ka shpresa per tu kualifikuar pasi ndodhet ne vendin e trete bashke me rumunet e Vaslui me nga pese pike. Hannoveri i Altin Lales ka fituar ne Danimarke me FC Kopenhagen nderkohe qe mesfushori shqiptar ka qendruar ne stol dhe ska mundur te luaj per asnje minute. Me kete fitore gjermanet jane shume prane kualifikimit dhe tani kryesojne bashke me Standart Liege grupin B me nga 8-te pike. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2649 |