Vazhdon interesimi i Tacit për Bolonjën | ||||
|
Manjati shqiptar, Rezart Taçi është sërish i interesuar per blerjen e Bolonjës. Në një bisede per nje radio lokale ai shprehu hapur interesimin e tij per ekipin “kuq e bluâ€. Taçi i cili verën e kaluar nuk konkretizoj blerjen e ekipit kuqeblu për motive misterioze, pikërisht kur dukej që gjithcka ishte e kryer, nuk ka përjashtuar një rikthim të tijin në tratativa për blerjen e ekipit. I pyetur nëse do të rifillonte bisedimet në prag të krishtëlindjeve ai i I ka hedhur poshte hipotezat : “Jo. Për krishtëlindje jo, por verën e ardhshme në fund të kampionatit . Dëshira është përsëri. Unë vazhdoj të mendoj për Bolonjën. Nuk kam pasur kontakte me familjen Menarini kohët e fundit, por mendoj se nuk ka asgjë urgjente dhe kemi kohë të bollshme përpara për tu takuar dhe folur gjithashtuâ€.  Taçi ka mohuar për të disatën herë që blerja e Bolonjës nuk ka ndodhur per shkak te cmimi te lartë. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2452 |