HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ekskluzive/ Arlind Kukaj “Ylli i ardhshëm i Real Madridit"
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 14 Dhjetor 2011 12:39   pdfShtypEmail

arlind_kukaj_real_madridAlbaniasoccer.com: Arlind, na trego pak rrugen tënde deri sot. (ku ke lindur, ku je rritur, kur e ke filluar futbollin dhe ku?)

Arlind Kukaj: - Kam lindur ne Spanje ne Madrid me  02.08.1993. Me futboll kam filluar te merrem qe ne moshen 7-vjecar kurse pjese e  Real Madrid jam bere kur kam qene 8-vjece e gjysem.

Albaniasoccer.com: Disa prindër nuk i mbeshtetin shume femijet e tyre kur ai ka talent per te bërë karriere. Po ty a të kanë mbështetur prindërit dhe deri ku?

Arlind Kukaj: - Po, me kane mbeshtetur dhe vazhdojne te me mbeshtesin te dy prinderit, por pak me shume babai. Ai gjithmone ka qenë pas meje dhe më ka këshilluar për çdo gjë.

Albaniasoccer.com: E dimë qe jashtë fushes se blertë ti merresh edhe me disa aktivitete tjera. Cilat jane ato?

Arlind Kukaj: - Une kur kam kohe te lire kam qef te kendoj, aktroj dhe te merrem me karate te cilen e praktikoj shpesh pasi e pelqej shume. Kam luajtur ne teater disa here me Victor Elias.

Albaniasoccer.com: Sa je i lidhur me Kosoven, vendlindjen e prinderve? A e viziton shpesh dhe si ndihesh atje?

Arlind Kukaj: - Me pelqen shume Kosova, por rralle shkoje sepse jam shume i zene me futbollin. Kur jam atje ndihem shume mire, por kam dhe nje deshir te madhe qe te shkoj ne Shqiperi pasi kurr s’kam qenë.

Albaniasoccer.com: Kemi dëgjuar se edhe vëllai juaj Malindi luan per grup-moshat e Real Madrid-it. Thuhet qe ai do të bëhet edhe me i mire se ti. C’fare mendon?

Arlind Kukaj: - Une mendoi se Malindi  luan mire. Ai eshte mesfushor dhe ende nuk eshte ne    Castilla  pasi heret eshte per te mirpo ai me shume pelqen Barcelonen.

Albaniasoccer.com: Arlind  tani po luan per Boca Juniors i huazuar nga Real Madrid. Kete huazim vetë e ke kerkuar nga Reali. Pse?

Arlind Kukaj:  - Kur degjova se Boca ishte e interesuar per mua dhe me kerkuan per te me huazuar, pranova sepse medova se ishte me e mira per mua. Boca ne kete rast me ka mesuar shume dhe kur te kthehem ne Real do jem me i pjekur ne fushe. Nje eksperiencë e re nga e cila po mesoje shume dhe do me vleje ne te ardhmen.

Albaniasoccer.com: Real Madrid është klubi ku çdo lojtar ka deshirë te luaj një herë ne karrieren e tij. Aty luajnë disa nga lojtaret më te mirë te botës si: Cristiano Ronaldo, Özil, Casillas, Higuain.Kaka etj. C’farë miqësie ke me ta?

Arlind Kukaj: - Me te gjith kam folur dhe kam bere foto mirëpo miqesi me te madhe kam me Higuain pasi edhe e kam idhull numer 1.

Albaniasoccer.com: Ndersa flitet për lojtaret në Real është edhe trajneri me i mir ne botë, Jose Mourinho. Sigurisht ke pasur fatin ta takosh, cfare te tha?

Arlind Kukaj: - E kam takuar ne nje ndeshje kur une shenova 3-gola. Ai me  pyeti se nga e kam preardhjen, i thash nga Kosova. Me tha : “Me vjen keq per ate qe ndodhi ne kosove dhe me vuri nje  nofkë "Ronaldo i ardhshem" (Brazilit) shqiptar”.

Albaniasoccer.com: Kur flitet për të ardhmen flitet për objektiva. Cilat janë objektivat e Arlind Kukaj dhe kur do të shohim në ekipin e pare?

Arlind Kukaj: - Qellimet e mia jane , Kombetarja shqiptare te beje ekipe te fort me te cilin mund te kete mundesi te jete pjesemarres ne Kampionatin Europian dhe ate Boteror normalisht pjese e se ciles desheroj te jem dhe une dhe dyta eshte qe te jem nje nder  futbollistet me  të mirë ne botë. Pres te futem ne ekip te pare po sa te kthehem nga Argjentina.

Albaniasoccer.com: Një temë që shtrohet për çdo futbollist të ri shqiptar është Kombëtarja. Ti aktivizohesh në grupmoshat e kombëtares Spanjolle. A ke pasur ftesë nga Kombetarja Shqiptare? Cila është deshira jote?

Arlind Kukaj: - Unë jam aktivizuar me grupmoshat e kombetares spanjolle mirëpo asgjë  zyrtare.  Kam deshirë qe te luaj per Shqipërinë, por nuk mund te pres shume kohe per nje ftese nga ana e FSHF-se.

Albaniasoccer.com: Ke dicka për të shtuar?

Arlind Kukaj: - Nje  falenderim te madhe per gazetarin Kushtrim Krasniqi. Gjthashtu faleminderit Muhamet Dragushes (lojtar ne kosove) edhe juve Albaniasoccer shume!

Në emer të www.albaniasoccer.com të uroj fat dhe sukses në karrierë!

Intervistoi per Albaniasoccer.com: Elbasan Asanaj


busy
komente