Austri/ Salihi lihet jashte ekipit per fazen pergatitore | ||||
|
Sulmuesi shqiptar është lënë jashtë skuadre për fazën përgatitore që Rapidi i Vjenës do të zhvillojë në Portugali dhe kjo mesa duket si një tregues që ai duhet të gjejë patjetër ekip të ri. Hamdi Salihi është duke kaluar ndoshta momentin më të keq të karrierës së tij. “Salihi dhe Kristofer Saurer nuk do të fluturojnë me ekipin të premten në Portugali, - tha trajneri Peter Shotel. – Ata duhet të merren me çështjet e transferimit dhe ne të stërvitemi të qetë”. Salihi do jetë me ekipin rezervë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2018 |