Poloni/ Edgar Cani falenderon me gol De Biasin per ftesen ne kombetare! | ||||
|
Edgar Çani vazhdon te befasoje me paraqitjen mjaft te mire qe po bën këtë sezon me fanellën e Polonia Varshava. Ne prag te paraqitjes se pare me kombëtaren shqiptare te futbollit, sulmuesi shtatlarte ka shpërblyer ftesën e teknikut De Biasi duke shënuar një tjetër gol për skuadrën e tij. Ne javën e XVIII te kampionatit polak, skuadra ku luan Çani fitoi ne fushën kundërshtare te Lks Lodz me rezultatin 2-0. Futbollisti me i mire i takimit ishte sulmuesi shqiptar i cili pati disa raste për gol, dhuroi assist ne zhbllokimin e rezultatit, por edhe vulosi shifrat përfundimtare . Polonia shënoi golin e pare ne minutën e 15-te, me ane te Robert Jezh pas një pasimi brenda zone nga Çani. Ne pjesën e dyte pas goditi dhe shtyllën sulmuesi shqiptar 22-vjeçar shënoi golin e dyte ne minutën e 70-te. Për Edgar Çanin qe do te jete pjese e kuqezinjve ne miqësoren e 29-shkurtit ne Gjeorgji ky ishte goli i 9-te, ketë sezon ne kampionatin polak ndërsa ne listën e golashënuesve ndodhet ne vend te dyte. Aktualisht Polonia ndodhet ne vend te dyte ne renditjen e përgjithshme , tre pike me pak se Slask Vroclav. Ne skuadrën kundërshtare te Lodz luajti edhe futbollisti shqiptar me pasaporte austriake Roland Gercaliu. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2834 |