Itali/ Lorik Cana : Kam mbetur nje tifoz i Gallatasarajit | ||||
|
Në Itali, mesfushori i kombëtares shqiptare Lorik Cana ka thyer heshtjen pas një kohe të gjatë, duke folur për situatën e tij, por duke lakuar edhe Gallatasarajin, që është duke kryesuar bindshëm kampionatin turk. “Edhe pse jam larguar, kam mbetur një tifoz i Gallatasarajit. Shpresoj që ata të fitojnë kampionatin këtë vit, pasi kanë një skuadër të fortë dhe një trajner shumë të mirë”. “ Muslera? Mendoj se do të qëndrojë te Gallatasaraji. Këtu më thonë të gjithë se Fernando ka bërë gjëra të mira kur ka qenë te Lacio dhe se është një portier i zoti. Mendoj se do ta ketë të vështirë të ndryshojë ambient. Është duke ecur shumë mirë, ndërsa edhe pse shumë i ri, ka një eksperiencë të madhe. Them se është një nga portierët më të mirë në Evropë”. Cana ka folur edhe për aventurën e tij te Lacio. “Kampionati italian është vërtet shumë i vështirë, por Lacio është duke ecur mirë dhe jemi në vend të tretë. Objektivi ynë është Champions League dhe nëse ia arrijmë, ndoshta mund të luajmë me Gallatasarajin sezonin tjetër. Do të ishte diçka e bukur”, deklaroi Lorik Cana. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2275 |