Derbi shqiptar ne Bundesliga 2 fitohet nga Alushi | ||||
|
Ne Bundesliga II ndeshja Paderborn-Tus Koblenz mund te quhej ndryshe dhe derbi i shqiptareve. Me Paderborn aktivizohet Enis Alushi dhe te Tus Koblenz ku aktivizohen plot pese lojtar me origjine shqiptare. I fundit qe u bashkua me Koblencin ishte kapiteni i kombetares shqiptare, Ervin Skela. Ekipi vendas fitoj me rezultatin 2-1. Goli i pare u shenua pikerisht nga Enis Alushi ne minuten 12-te. Mbrojtesi shqiptar luajti si titullar gjate gjith takimit. Per ekipin mik te Koblencit u aktivizuan te gjithe lojtaret shqiptar. Shqipran Skeraj, Ervin Skela dhe Shefki Kuqi luajten te gjithe takimin, kurse Njazi Kuqi u zevendesua ne minuten 68-te nga Maletic. I vetmi lojtar shqiptar qe nuk e filloj ndeshjen si titullar ishte Aljmir Murati i cili hyri si zevendesues ne minuten 68-te te ndeshjes ne vend te Muller. Pas kesaj ndeshje Paderborn ngjitet ne vend te 9-te me 16-pike ndersa Koblenci vazhdon te jete ne nje pozicion te keq shume prane renjes nga kategoria me vetem 9-pike ne vendin e 16-te. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2223 |