HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ekskluzive/ Xhevahir Sukaj : Me mungon goli, por shume shpejt do ta gjej
nga AlbaniaSoccer   E martë, 03 Prill 2012 08:17   pdfShtypEmail

xhevahir_sukaj_sepahanAlbaniasoccer.com - Si po ecene eksperienca juaj ne Iran?

Xhevahir Sukaj – Shume mire. Jam ambjentuar me ekipin dhe me ambjentin qe me rrethon. Ka rivalitet te madh midis ekipeve. Po luaj rregullisht ne cdo ndeshje, por akoma skam dal te goli. Me mungon pak, por shpresoj qe ne ndeshjet e ardhshme te arrij te shenoj.

Albaniasoccer.com - Sot keni nje ndeshje te rendesishme per Champions League te Azise ?

Xhevahir Sukaj – Kemi ndeshje me kampjonet e Katarit te cilet kane nje ekip shume te mire dhe te forte. Eshte nje emocion i vecante dhe shume i bukur. Te luash ne grupet e Championsit ne Azi  eshte njelloj sikur te luash ne grupe ne Champions ne Europe. Kjo eksperience do te me sherbeje shume ne te ardhmen.

Albaniasoccer.com – Cili eshte emocioni kur luan ne nje kompeticion te tille ?

Xhevahir Sukaj – Une mund t’ju them qe eshte emocion me i forte se sa kur luanim kundra Gallatasarait dhe Fenerbaces. Eshte krejt ndryshe. Stadiumet ketu jane plote. Jam shume i lumtur qe bej pjese ne kete ekip qe eshte pretendent ne cdo kompeticion qe mere pjese.

Albaniasoccer.com – Si ndihesh qe perfaqeson Shqiperine dhe Shkodren ne nje arene kaq te rendesishme ?

Xhevahir Sukaj – Ndihem shume krenare qe perfaqeosje Shqiperine dhe Shkodren time dhe jap maksimumin tim ti perfaqsoje sa me denjesisht. Uroj dhe shpresoj qe kjo te zgjase sa me shume.

Albaniasoccer.com –
Sa te mungon Shqiperia ne nje shtet kaq te larget ?

Xhevahir Sukaj – Me mungon shume. Me mungojne njerzit e afert, me mungon Shkodra dhe mbi te gjitha Vllaznia me mungon shume.

Albaniasoccer.com – Po e ndjek ecurine e Vllaznise ? Mendon se heret a vone do te riveshesh fanellen kuqeblu ?

Xhevahir Sukaj – Vllaznin e ndjek ne cdo ndeshje. Me erdhi shume keq qe u eleminua nga kupa, por jam i gezuar pa mase qe fitoi ndeshjen e fundit me Flamurtarin. Me kete fitore mendoj qe hyri ne valle per nje vend ne kupat e europes. Vllaznia eshte ekipi me i mire ne Shqiperi dhe ne Europe dhe eshte per te ardhur keq nese sdo marri pjese.

Pse jo nese merr pjese mund te jeme dhe une.

Albaniasoccer.com – Dmth do ishe gati te sakrifikoje pushimet e tua per te ndihmuar Vllaznine?

Xhevahir Sukaj –
Apsolotish po. Jam i gatshem cdo here per kete ekip. Ju e dini shume mire qe Vllaznia ne shqiperi eshte zgjedhja e pare dhe vetem te ai ekip do luaj deri ne diten qe sdo preferohem me nga drejtuesit e klubit.

Albaniasoccer.com – Atehere tifozat shkodran kane perseri shprese te shohin Sukajn me fanellen kuqeblu?

Xhevahir Sukaj – Shpresoj qe po.

Albaniasoccer.com – Te urojme nje prezantim sa me te mire neser ne ndeshjen per Champions.

Xhevahir Sukaj – Faleminderit dhe une ju uroj fat ne punen tuaj.

Intervistoi per Albaniasoccer.com : Kel Naraci


busy
komente