Ne fokus/ Kadrijaj ne pritje te pashaportes gjermane, FSHF me ka harruar! | ||||
|
Valonis Kadrijaj, futbollist i SpvgG Unterhaching i ka kaluar me sukses provat tek ekipi anglez i Blackburn Rovers. Mirpo, nuk mund te nenshkruaj akoma kontrate me ta, pasi posedon shtetesine e Kosoves edhe pse ka te drejte te pakufizuar qendrimi ne Gjermani. Ai nuk mund te qendroj me shume se 6-muaj atje. Anglia eshte i vetmi shtet qe nuk iu jep leje pune te huajve qe jane jashte shteteve te BE- se. Kadrijaj do kishte mundur te marre te drejten e punes ne Angli vetem nese do kishte luajtur 7-ndeshjet e fundit me Kombetaren e Shqiperise. Ai ka nisur proceduren e marrjes se shtetesise gjermane dhe shpreson qe me 1-Korrik te kaloj ne Premiere League. Kalimi i tij ne Angli i ka sjell probleme tek ekip i tij, pasi ata duan ti vazhdojne kontraten deri me 2015 dhe te marrin nje demshperblim. Kadrijaj ka refuzuare kontraten e re dhe tani po luan per ekipin e U-23 te Unterhaching. Per Kadrijaj kane shprehur interesim edhe shpresat e Kombetares. Ai thote: “ Kam marre thirrje para nje viti. Kane qene biseda te mira. Mirpo, ka nje vite qe nuk me ka lajmeruar askush. Ndoshta, kane mesuar qe nuk po luaj me ekipin e pare dhe nuk kane njohuri per gjendjen time. Une akoma jam i interesuare te luaj per Shqiperine, nese ata e shofim te arsyshme”. Kjo do jete e veshtire. Gjermania e ndalone dy shtetesine dhe nese Kadrijaj merr se shpejti shtetesine Gjermane dhe me pas pranon te luaj me shpresat, ai do humbe menjehere shtetesine gjermane dhe nuk do mund te luaj ne Angli. FSHF ne te shumten e rasteve po tregohet e shpejte si nje “Breshke” dhe po humbe talente pas talenti. Kadrijaj thote: “Mbasi te marre shtetesine gjermane dhe te kaloj ne Angli nuk besoj se do me nxjerrin probleme nese luaj per Shqiperine..." Megjithate, e ardhmja e Valonis Kadrijaj eshte ne duart e shtetesise gjermane. Pa te nuk ka as Blackburn Rovers! Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2438 |