HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Champions League Azia/ Xhevahir Sukaj shenon
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 02 Maj 2012 21:02   pdfShtypEmail

xhevahir_sukaj_sepahanXhevahir Sukaj bëhet protagonist absolute në Champions League-n aziatike. Sulmuesi shqiptar ka shënuar në fitoren 3-0 që Sepahan regjistroi në fushën e Al Nasr, duke ndihmuar skuadrën e tij të kualifikohej në 1/8 e aktivitetit më prestigjioz për klube në kontinentin aziatik. Ndërkohë, në minutën e 50-të, ai është bërë edhe protagonist i një episodi mjaft të diskutueshëm në fushë.

Sukaj është aktivizuar si titullar nga trajneri Kranjçar dhe 24-vjeçari nuk ka zhgënjyer. Sepahan kaloi në avantazh në minutën e 44-rt me Bruno Korrean, ndërsa në startin e fraksionit të dytë të lojës, erdhi momenti i diskutueshëm.

Kur kronometri tregonte 50-minuta lojë, pas kthimit të topit në shenjë “fair-play”, lojtarët e Al Nasr janë treguar pasivë dhe Sukaj ndoqi aksionin duke fituar një 11-metërsh mes polemikave. Reagimi i portierit të skuadrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka qenë i ekzagjeruar dhe për gjestin e tij ndaj shqiptarit, “gardiani” Mosa Ali u largua nga fusha me karton të kuq.


Stafi teknik kërkoi që penalltia të mos shndërrohej në gol dhe nga pika e bardhë, Ebrahimi nuk ka shënuar, duke e dorëzuar sferën. Sukaj u hakmorr për atë që ndodhi në të 69-tën, duke e dërguar topin në rrjetë dhe mbyllur virtualisht takimin. Ndërkohë, goli i tretë për Sepahanin, që është edhe fare pranë titullit kampion në Iran, erdhi në të 77-tën nga zëvendësuesi Salehi.


busy
komente