Gjermani/ Altin Lala, largim prej heroi | ||||
|
Kapiteni i Kombetares se Shqiperise Altin Lala eshte larguar si hero nga stadiumi i Hanoverit. Mesfushori legjendar i futbollit tone ka provuar emocionet e nje feste madheshtore e cila eshte organizuar per nder te largimit te tij nga Hanover 96. Per 8-vjet radhazi Lala mbajti shiritin e kapitenit tek skuadra e njohur gjermane duke dhuruar spektakel, cilesi dhe suksese. Ne nje nga kampionatet me te forte te Kontinentit Europian Altini la gjurmet e tij jo vetem si nje lojtar i madh por edhe si nje shok, mik e njeri me vlera te rralla. Te gjithe sportdashesit e Hanoverit por edhe me gjere ne Gjermani e njohin dhe vleresojne "floririn e vogel" shqiptar i cili ruajti, tregoi dhe demonstroi me nje vertetesi superlative gjithcka rreth jetes se tij ne fushe e jashte saj. Duke ikur nga Hanover 96 te gjithe e falenderuan Lalen per kontributin e tij te rralle dhe i uruan suksese tek skuadra e dyte e Bajern Mynih e cila do te jete shtepia e re por ndoshta dhe e fundit e karrieres se ketij lojtari te njohur. Altin Lala eshte futbollisti i shquar i kuqezinjve sepse ne jeten e tij futbollistike ne Konbetaren ai mban disa rekorde interesante ku pa dyshim ne krye te listes jane ndeshjet e luajtura per Kombetaren e Shqiperise, plot 78 te tilla. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2181 |